Vendimi i Këshillit Europian për Ukrainën, reagon Zelensky: Unik dhe historik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
Sincerely commend EU leaders’ decision at #EUCO to grant ?? a candidate status. It’s a unique and historical moment in ??-?? relations. Grateful to @CharlesMichel, @vonderleyen and EU leaders for support. Ukraine’s future is within the EU. #EmbraceUkraine https://t.co/o6dJVmTQrn
— ????????? ?????????? (@ZelenskyyUa) June 23, 2022
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.”
Tweet-i i tij, i shoqëruar nga një video e shkurtër me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thoshte: “Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen.”
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:48 / Protesta, qytetarët po grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’
18:47 / Protesta, qytetarët po grumbullohen para selisë së PD-së
18:46 / Protesta, qytetarët po grumbullohen para selisë së PD-së
18:46 / Protesta, qytetarët po grumbullohen para Kryeministrisë
18:45 / Protesta e opozitës, 1200 forca të policisë të angazhuara
18:44 / Kryetari i PD, Berisha pritet me ovacione nga simpatizantët