Home > BOTA

Vazhdon karantina në Australi / Përhapet zemërimi në popullsinë e vendit

Vazhdon karantina në Australi / Përhapet zemërimi në

Zemërimi po vazhdon të rritet në Australi, ndërsa më shumë se 13 milionë njerëz janë akoma të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke duruar bllokimet dhe kufizimet e rënda të vendosura nga qeveria. 

Bllokimi që nisi në qershor dhe që ishte i supozuar të mbaronte më 17 korrik u zgjat për një herë të dytë deri më 24 korrik duke krijuar një zemërim të madh mbi popullin australian i cili shpresonte të kalonte një verë normale këtë vit. 

Edhe pse Australia ka regjistruar më pak se 1000 vdekje për shkak të COVID-19, vaksinimi në vend ka qenë i ngadaltë, me vetëm 14% të popullsisë të vaksinuar plotësisht. Kjo së bashku me përhapjen e variantit Delta e ka detyruar qeverinë që të ri-imponojë një karantinë serioze dhe të gjatë mbi popullsinë.

Por tashmë karantina shikohet si një problem i neveritshëm nga populli australian, i cili kishte duruar një karantin të gjatë dhe të rreptë në shumicën e vitit 2020 dhe po detyrohet të përballet me atë përsëri. 

Qeveria australiane u detyrua të rriste numrin e policëve nëpër qytetet e tyre për shkak të rritjes së mundësisë të protestave kundër masave të karantinës.

News24 Livestream