Home > BOTA

Ushtria ukrainase hyn në qytetin strategjik, Ministria e Mbrojtjes në Kremlin njofton tërheqjen e trupave ruse në Lyman

Ushtria ukrainase hyn në qytetin strategjik, Ministria e Mbrojtjes në

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka tërhequr trupat nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.

“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira”, thuhet në deklaratën e publikuar në agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Krasnyi (Red) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, ku forcat ukrainase thonë se kanë hyrë.

Rusia quan trupa “aleate” luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska. Që nga fundi i majit, trupat ruse e kanë transformuar qytetin në rajonin e Donetskut në një qendër kryesore logjistike për dislokimet e trupave dhe furnizimet me municione.

Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore hekurudhore, që lidh rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje dhe veri-lindje të Ukrainës.

Rreth 5.000 trupa ruse janë dislokuar në Lyman, dhe rimarrja e saj nga Ukraina do të ishte një nga disfatat më të rënda ushtarake të Rusisë që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt.

Kjo do të lejojë trupat ukrainase të pastrojnë plotësisht pjesën veriore të rajonit të Donetsk dhe të lëvizin më tej në rajonin fqinj Luhansk.

Të premten Vladimir Putin deklaroi se Donetsk dhe tre rajone të tjera të pushtuara ishin pjesë e Rusisë.

Flash News

News24 Livestream