Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s diskutojnë prioritetet e sigurisë për Evropën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mori pjesë të premten në një samit të Bashkimit Evropian për të diskutuar përparësitë e sigurisë dhe mbrojtjes për aleancën.
Zoti Stoltenberg iu bashkua Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në selinë e BE-së në Bruksel ku ata iu drejtuan liderëve të tjerë të BE-së nëpërmjet një videokonference.
Përpara takimit, në një konferencë për shtyp me zotin Michel, zoti Stoltenberg tha se trupat e NATO-s po bashkëpunojnë me strukturat civile për të luftuar pandeminë COVID-19, duke ndihmuar në ngritjen e spitaleve ushtarake në terren, transportimin e pacientëve dhe pajisjeve mjekësore, ndër përpjekjet e tjera. Ai tha se fokusi i tyre kryesor është të sigurohen që kriza shëndetësore të mos shndërrohet në krizë sigurie.
Por, tha zoti Stoltenberg, roli kryesor i aleancës është të veprojë si një lidhje midis Amerikës së Veriut dhe Evropës dhe ai mirëpriti mesazhin e fortë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në lidhje me angazhimin e tij për të rindërtuar aleancat me Evropën.
Zoti Michel ra dakort, duke thënë se ai është “plotësisht i bindur” se administrata e Presidentit Biden ofron një mundësi unike për të forcuar partneritetin mes NATO-s dhe BE-së.
Në një konferencë për shtyp pas takimit të sigurisë, zonja Von der Leyen tha se bashkëpunimi me NATO-n ishte një përparësi kryesore, por, duke reflektuar pikëpamjet e anëtarëve të tjerë kryesorë të BE-së, tha se blloku, “si një i tërë, ka më shumë detyra për stabilizimin dhe sigurinë, sesa detyrat brenda NATO-s. Dhe për këtë, ne duhet të jemi të përgatitur”.
Vendet anëtare Gjermania dhe Franca kanë bërë presion për “autonomi strategjike” brenda bllokut, veçanërisht pas asaj që ata e quajtën qëndrimin e paqartë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleatëve tradicionalë evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ata thanë se besojnë se Evropa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë e vetme.
Agjencia franceze e lajmeve raporton për një projekt konkluzionesh nga takimi i së premtes ku tregohet se udhëheqja e unionit do të riafirmojë se “përballë rritjes së paqëndrueshmërisë globale, BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj”, por nuk priten njoftime konkrete të reja./VOA
Artikuj të tjerë:
Flash News
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori
15:44 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:44 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:43 / Kontejneri me banane, i kompanisë ‘Massabi Fruits’
15:43 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:43 / Burime: Kontejneri nga Ekuadori, dyshohet se ka kokainë
15:42 / Kontejneri me banane, kishte drogë të fshehur në tavan
15:42 / Kontejneri nga Ekuadori, kishte drogë të fshehur në tavan
15:42 / Burime: Kontejneri dyshohet se ka lëndë narkotike
15:41 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori
15:41 / Kontejneri me banane, kishte drogë të fshehur në tavan