Home > BOTA

U plagos nga një simpatizant i Iranit, shkrimtari Salman Rushdie nis të flasë. Si paraqitet gjendja e tij

U plagos nga një simpatizant i Iranit, shkrimtari Salman Rushdie nis

Shkrimtari i njohur, fitues i shumë çmimeve, Salman Rushdie është zgjuar dhe ka nisur të “artikulojë” në bisedat e tij me hetuesit, ndërsa vijon të jetë i shtruar në spital pas sulmit me thikë disa ditë më parë. Ngjarja ndodhi të premten në New York teksa shkrimtari fliste gjatë një seminari.

75-vjeçari iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi një 24-vjeçar e goditi gati 15 herë me thikë, në qafë dhe bark, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shkrimtari me origjinë indiane, librat e të cilit i kanë fituar atij çmime, ishte i vetëdijshëm të hënën dhe në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, raporton CNN. Është e paqartë se çfarë iu tha Rushdie hetuesve pas sulmit që tronditi botën letrare, ndërsa akti u dënua nga mbarë bota.

I dyshuari në sulm, Hadi Matar, goditi disa herë me thikë shkrimtarin, ku ky i fundit mori tre plagë në qafë, katër në stomak, plagë shpimi në syrin e djathtë dhe gjoks dhe një plagë në kofshën e djathtë, tha Prokurori i Qarkut Chautauqua, Jason Schmidt gjatë seancës gjyqësore. Rushdie mund të humbasë shikimin në syrin e tij të djathtë, vuri në dukje ai, duke shtuar se sulmi ishte në shënjestër dhe i planifikuar paraprakisht.

Flash News

News24 Livestream