Home > BOTA

Turqia rihap qytetin turistik të Qipros, fillon lufta diplomatike midis Turqisë dhe Greqisë

Turqia rihap qytetin turistik të Qipros, fillon lufta diplomatike midis 

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, e quajti vendimin e pjesës turke të Qipros për të rihapur hotelet dhe resortet e qytetit të Varoshës, një qytet i cili kishte ngelur i braktisur që nga lufta e vitit 1974, "provokues dhe të papranueshëm".

Qyteti i Varoshës, ishte njëherë e një kohë një nga qendrat turistike më të famshme të ishullit të Qipros, por qyteti u braktis pas luftës të vitit 1974 dhe hotelet dhe resortet e vendet u shkatërruan nga koha. 

Autoritetet turke të Qipros së Veriut vendosën që të rihapnin hotelet turistike të vendit në një përpjekje për të ringjallur ekonominë e tyre pas pandemisë së COVID-19. Por vendimi u konsiderua një "grabitje indirekte toke" nga grekët e jugut të ishullit të cilët reaguan me zemërim ndaj lajmit.

Politikanë dhe sekretarë të tjerë të Bashkimit Europian dhe Amerikës gjithashtu deklaruan që vendimi ishte i papranueshëm në një moment të tillë, pasi situata e ishullit nuk është stabilizuar akoma. 

Nga ana tjetër Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha që një epokë e re po fillonte në Vashurë nga e cila do të përfitonin të gjithë. Ndërsa Presidenti i Qipros së jugut, Nicos Anastasiades e përshkroi masën si të "paligjshme dhe të papranueshme" duke nxitur komunitetin ndërkombëtar që të bëhet më agresiv ndaj Turqisë.

Varshava është konsideruar shpesh si një "monedhë diplomatike" për Turqinë për të detyruar palën greke që të pranojë një ribashkim të mundshëm të ishullit. Rihapja e saj si një qytet i lirë turistik konsiderohet fillimi i një lufte të ashpër diplomatike midis Turqisë dhe Greqisë që do të ketë të bëjë me problemet e tjera të Mesdheut Lindor.

 

 

News24 Livestream