Home > BOTA

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, NATO: Në 2020-tën parandaluam konfliktin, jemi gati ta bëjmë sërish

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, NATO: Në 2020-tën

Përplasjet në distancë mes Turqisë dhe Greqisë kanë sjellë reagime të ndryshme të zyrtarëve të lartë europianë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se Turqia ashtu si edhe Greqia është një aleat i vlefshëm dhe luan një rol të rëndësishëm në Aleancë.

Ai gjithashtu ka theksuar se NATO ka ngritur një mekanizëm parandalimi të konfliktit që është përdorur në 2020.

“Turqia ashtu si Greqia është një aleat i vlefshëm duke luajtur një rol të rëndësishme në Aleancë. NATO ka ngritur një mekanizëm për parandalimin e konflikteve të cilin e kemi përdorur edhe në vitin 2020 për të vendosur më shumë transparencë dhe për të parandaluar krijimin e një spiraleje të pakontrollueshme tensioni. Ne jemi gati ta bëjmë sërish”, ka thënë ai .

Më tej shtoi se situata është e vështirë duke pranuar tensionin në marrëdhëniet greko-turke dhe duke shprehu shqetësimin  e tij.

Së fundi, në lidhje me çështjen ukrainase, ai shpjegon se si Aleanca kërkon të “sigurojë fitoren për Ukrainën pa shkuar në luftë me Rusinë”, por theksoi se “retorika bërthamore e Putinit është e rrezikshme”.

Flash News

News24 Livestream