Home > BOTA

Temperaturat përvëluese, Dubai shpenzon miliona dollarë për të stimuluar reshje shiu me dron

Temperaturat përvëluese, Dubai shpenzon miliona dollarë për

Shiu  krijohet duke përdorur teknologjinë e dronëve që lëshon ngarkesa elektrike në re në mënyrë që ato të grumbullohen së bashku dhe të formojnë reshje. Operacionet e mbjelljes së reve janë pjesë e një misioni të vazhdueshëm për të gjeneruar reshje në vendin e Lindjes së Mesme, i cili ka një reshje mesatare prej vetëm katër inç.
 
National raportoi se reshjet e mëdha të shiut bënë që ujëvarat të shfaqeshin në qytetin Ail Ain dhe i bënë të rrezikshme kushtet e vozitjes.

Emiratet e Bashkuara Arabe investuan 15 milion dollarë në nëntë projekte të ndryshme për prodhimin e shiut në 2017.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Projekti përpiqet që pikat e ujit të bashkohen dhe të ngjiten kur ata marrin një impuls elektrik, "si flokët e thatë në një krehër".Kur pikat të bashkohen dhe të jenë mjaft të mëdha, ato do të bien si shi, shtoi Prof Ambaum për BBC.Zbatimi i goditjeve elektrike në re është i preferuar pasi nuk kërkon përdorimin e kimikateve.

News24 Livestream