Home > BOTA

Takimi i Joe Biden me Kryeministrin britanik Boris Johnson, "një marrëdhënie e pashkatërrueshme"

Takimi i Joe Biden me Kryeministrin britanik Boris Johnson, "një

"Aleanca midis Amerikës dhe Britanisë duhet të njiet si një marrëdhënie e pashkatërrueshme" tha kryeministri britanik Boris Johnson pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden. 

Samiti i G7 midis Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të trajtojë temat e ndryshme si ngrohja globale dhe shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. 

Gjatë takimit Joe Biden e paralajmëroi kryeministrin britanik që të mos "përkeqsonte" situatën në Irlandën e Veriut për shkak të Brexit. Për më tepër gjatë takimit Amerika dhe Mbretëria e Bashkuar ranë dakord që të bashkpunonin për të shpërndarë më shumë se 600 milionë doza vaksine Pfizer në 92 vende me të ardhura më të ulëta në botë. 

Pjesa tjetër e takimi të G7 do të vazhdojë në Europë, ku udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe SH.B.A-së do të mblidhen të gjithë së bashku për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Gjithsesi kryeministri britanik Boris Johnson, e shqyrtoi takimin me presidentin amerikan Joe Biden si një hap përpara për "marrëdhënien e veçantë" midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SH.B.A-së.

News24 Livestream