Home > BOTA

Svetllan Stoev: Bullgaria pret garanci nga Maqedonia e Veriut për të drejtat e qytetarëve me identitet bullgar dhe zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017

Svetllan Stoev: Bullgaria pret garanci nga Maqedonia e Veriut për të

Shefi i diplomacisë bullgare, Svetllan Stoev është takuar me eurokomisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji dhe ministrin spanjoll të punëve të Jashtme Hoze Manuel Albaez Bueno.

Gjatë këtij takimi, Stoev është ndalur tek marrëdhënia me Maqedoninë e Veriut.

Ai është shprehur se Sofja pret garanci të qarta për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shkupin, me qëllim që të garantohen të drejtat e qytetarëve me identitet bullgar dhe zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017.

Stoev do të jetë sot dhe nesër në Rigë ku merr pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të jetë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Flash News

News24 Livestream