Home > BOTA

Spanja konfirmon faljen e separatistëve katalanas

Spanja konfirmon faljen e separatistëve katalanas

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka konfirmuar planet e qeverisë spanjolle për të falur separatistët katalanas. Nëntë udhëheqësit u burgosën pas një përpjekje të dështuar të pavarsisë në vitin 2017. 

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër planeve, por qeveria thotë që masa do të ndihmojë në qetësimin e tensioneve mbi Katalojnën. Përpjekja e rajonit gjysëm-autonom për pavarësi katër vjet më parë e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe të dyzet viteve të fundit. 

Kundërshtarët e opozitës, akuzuan qeverinë spanolle për "manipulim politik" dhe se planet e qeverisë për faljen e separatistëve katalanë janë thjesht një mënyrë për të fituar mbështetje publike. 

"Për të arritur një marrëveshje dikush duhet të bëjë gjithmonë hapin e parë" tha Pedro Sanchez. "Qeveria spanjolle do ta ndërmarrë atë hap tani". Kundërshtimi ndaj faljes midis popullit spanjoll ishte i hapur, por vendimi i qeverisë spanjolle është pritur me zemërim edhe nga katalanasit të cilët besojnë se udhëheqësit nuk duhet të ishin burgosur.

News24 Livestream