Home > BOTA

SONDAZHI/ Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Ja kë zgjedhin ish-futbollistët e njohur

 

SONDAZHI/ Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Ja kë zgjedhin

Edhe pse karriera e tyre është drejt fundit, sërish pyetja mbetet e njëjtë: Kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Sipas një sondazhi të ish-futbollistëve, portugezi është lart.

Në një sondazh të kryer së fundmi nga “The Athletic”, 66% e ish-lojtarëve zgjodhën Ronaldo-n kur u pyetën se cili nga të dy kishte një karrierë më të mirë. Kjo statistikë mund të rrjedhë nga qëndrimet e Ronaldo-s në shumë klube gjatë karrierës së tij, një fushë që ai ia kalon Messit.

Kampioni portugez ka shijuar dy periudha te Manchester United, një periudhë historike me Real Madrid dhe ka fituar trofe edhe me Juventus-in, pa harruar fillimet e tij modeste te Sporting Lisbona.

Messi, ndërkohë, i qëndroi besnik gjigantit spanjoll Barcelona-s deri në verën e vitit 2021 kur iu bashkua kampionëve francezë Paris Saint-Germain. Rivaliteti i Ronaldos dhe Messit ndezi La Liga-n për pjesën më të mirë të 12 viteve, gjë që ky i fundit e shikon me shumë dashuri.

Flash News

News24 Livestream