Shqiptari s’heq dorë nga ‘shtëpia e barit’/ Dënohet me burg për të dytën herë, anglezët e përzunë për në Shqipëri, ai u kthye sërish. Gjykatësi: Ti s’ke vënë mend

Një 22-vjeçar është dënuar me 5 vjet burg nga gjykata angleze pasi është kapur në një fermë kanabisi. Shqiptari Ferbent Hoxha u kap teksa kultivonte kanabis me një vlerë rruge deri në 61 mijë paund.
Ai rezultonte i dënuar edhe më parë me dy vjet burg, konkretisht në vitin 2019 për të njëjtën vepër. Pasi ishte liruar ai ishte deportuar për në Shqipëri, por ai është kthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar në maj të vitit të kaluar duke u marrë sërish me trafik droge. Prokurorja Emma Atkinson i tha gjykatës se policia theu derën e pronës në York Road më 5 korrik të këtij viti ku gjeti edhe shqiptarin Hoxha në fermën e kanabisit.
Në banesën ku kryhej kultivimi i kanabisit u gjetën një numër i madh çantash dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për rritjen e drogës. 22-vjeçari shqiptar ishte lidhur edhe me një fermë tjetër kanabisi në Leeds, ku u gjetën edhe gjurmët e tij në ‘shtëpinë e barit’.
Sipas dosjes së prokurorisë, theksohet se i riu shqiptar është i përfshirë në dy ferma të ndryshme në dy qytete të ndryshme. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B dhe u dënua me 5 vjet burg. Nga ana e tij, gjykatësi iu drejtua shqiptarit se “duket qartë se ju nuk nxjerrë asnjë mësim nga dënimi i mëparshëm”.
Artikuj të tjerë:
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Historia e plotë >Parashikimi i motit 12 gusht 2022
Historia e plotë >Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2022
Historia e plotë >
Flash News
14:09 / Sula: Kur ulen çmimet në bursë nuk ulen në Shqipëri
14:08 / Dashnor Sula: Kur ngrihen çmimet në bursë ngrihen edhe këtu
14:07 / Sula: Vendet e tjera gjejnë mekanizma të ndihmojnë qytetarët
14:06 / Dashnor Sula: Qeveria ka vendosur të varfërojë qytetarët
14:05 / Dashnor Sula: Çmimi i naftës në Mal të Zi më i ulët se në Shqipëri
14:04 / I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ deputeti Dashnor Sula