Home > BOTA

Shpërthimet në Nord Stream, reagon sërish Rusia: Ndodhi në zona të kontrolluara plotësisht nga NATO dhe inteligjenca amerikane

 

Shpërthimet në Nord Stream, reagon sërish Rusia: Ndodhi në

 

Rusia ka reaguar sërish për shpërthimet të ndodhura në Detin baltik, si pasojë e të cilave janë dëmtuar tubacionet e Nor Stream i cili furnizonte Perëndimin me gazin rus.

Për sulmin Perëndimi fajësoi Rusinë, ndërsa Moska deklaroi sot se shpërthimet kanë ndodhur në një zonë mes Danimarkës dhe Suedisë, tërësisht të kontrolluara nga NATO dhe inteligjenca amerikane.

Ndodhi në zonat tregtare dhe ekonomike të Danimarkës dhe Suedisë. Janë vende me qendër NATO-n. Janë vende që kontrollohen plotësisht nga shërbimet e inteligjencës amerikane”, deklaroi Ministria e Jashtme ruse.

Megjithatë, ministrja Zakharova nuk ofroi asnjë provë që qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë janë të kontrolluara nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

Flash News

News24 Livestream