Home > BOTA

Rusia tregon avionin e saj të ri për të mundur avionin amerikan F-35

Rusia tregon avionin e saj të ri për të mundur avionin amerikan

Rusia i ka treguar botës avionin e saj të ri për të mundur avionin F-35 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të filluar procesin e saj të ri të "revolucionit ushtarak".

Vetë Presidenti rus, Vladimir Putin e inspektoi avionin e ri të ushtrisë ruse në Sallonin e Aviacionit dhe Hapësirës Ndërkombëtare MAKS-2021. Shfaqja ajrore u hap të Martën, në Zhukovsky një qytet afër provincave të Moskës. 

"Ajo që pamë në Zhukovsky sot tregon që aviacioni rus ka një potencial më të madh për zhvillim dhe industri" tha Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim në hapjen e shfaqjes. Prodhuesi i avionëve të Rusisë, Sukhoi zhvilloi avionin e ri duke përdorur programin LTS, një shkurtim rus për avionët taktikë të lehtë. 

Prodhuesit e avionit thanë që avioni do të bëjë fluturimin e parë më 2023 dhe do të fillojë të eksportohet më 2026. 

Avioni i ri, i cili nuk ka marrë akoma një emër është më i vogël se avioni i fundit rus Su-57 me vetëm një motor. Por mendohet të jetë më i shpejtë dhe më i manovrueshëm se avioni F-35 që po zhvillohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

News24 Livestream