Rusia “përgjegjësi të veçantë” për “situatën globale të ushqimit”, biseda Scholz-Putin, zbardhen diskutimet

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan luftën e vazhdueshme në Ukrainë të premten, pas një bisede në fillim të kësaj jave me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të premten në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit.
“Kancelari dhe presidenti rus diskutuan gjithashtu situatën globale të ushqimit, e cila është veçanërisht e tensionuar si rezultat i luftës së agresionit rus. Kancelari kujtoi se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë këtu”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane, shkruan CNN.
“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës ushtarake dhe pasojat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në Mariupol, kancelari i kërkoi Presidentit rus të sjellë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.
Scholz diskutoi gjithashtu “një përmirësim të situatës humanitare dhe përparim në kërkimin e një zgjidhje diplomatike të konfliktit.”
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:06 / Alibeaj: Për vite me radhë drejtësia ka bërë veshin e shurdhër
19:05 / Akuzat e SPAK,Alibeaj: Të formuluara nga PD vite më parë
19:04 / Alibeaj: Tirana dhe Elbasani qendra e grupeve kriminale
19:03 / Alibeaj:Opera-cioni tregon si u operua në zgjedhjet e vitit 2021
19:02 / Alibeaj: Vërtetohen shqetësimet e PD në lidhje me bandat
19:01 / Alibeaj: Operacioni i sotëm i SPAK është për t’u përgëzuar