“Rusia ndryshon kushtet”, zyrtari ukrainas: Negociata të vështira për evakuimin e të plagosurve nga Azovstal. Detyra jonë, t’i nxjerrim djemtë tanë gjallë

Negociatat e vështira po vazhdojnë për fatin e ushtarëve ukrainas të bllokuar ende në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.
“Negociatat e vështira janë duke u zhvilluar dhe ato ende po vazhdojnë në këtë kohë, për të shpëtuar mbrojtësit – gradualisht – sepse Federata Ruse po përpiqet të diktojë kushtet dhe kërkesat e saj sa më shumë që të jetë e mundur. Prandaj, në radhë të parë, ajo do të jenë luftëtarë të plagosur rëndë”, tha ai.
Kyrylenko i bëri jehonë komenteve të zëvendëskryeministres së Ukrainës Iryna Vereshchuk se pala ukrainase nuk do të ofronte komente të hollësishme rreth procesit.
“Ne duhet të flasim për këtë vetëm kur njerëzit të jenë të sigurt. Vetëm atëherë do të japim ndonjë koment. Negociatat janë në vazhdim dhe janë vërtet shumë të vështira. Sepse, së pari, Federata Ruse i ndryshon gjithmonë ato [kushtet]. Madje edhe ato marrëveshjet që janë arritur nuk janë një marrëveshje 100% me Rusinë”, shpjegoi ai.
Ndërkohë, tha ai, rusët vazhduan të sulmonin Avozstal nga ajri. “Këto janë bomba të rënda, me vakum, me eksploziv të lartë,” tha zyrtari.
Vereshchuk ka folur gjithashtu për negociatat e Azovstal, me sa duket duke kërkuar të zvogëlojë pritshmëritë.
“Nuk ka mrekulli në luftë. Ka realitete të ashpra. Prandaj, funksionon vetëm një qasje e matur dhe pragmatike,” tha ajo të premten. “Ekipi po punon. Negociatat me armikun janë shumë të vështira. Rezultati mund të mos i pëlqejë të gjithëve. Por detyra jonë është t’i nxjerrim djemtë tanë. Të gjithë. Të gjallë.”
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Krichbaum: Nuk bashkë-punojmë me PD nëse kthehet pas
21:06 / Krichbaum: Çështje e vetë partisë se kë dëshiron të ketë lider
21:05 / Krichbaum: Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD
20:50 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv pronës së M.Subashit
20:49 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv banesës së Talo Çelës
20:48 / Dosja,Nuredin Dumani tentoi të vriste Lulzim Mashën