Rusia kërcënon hapur NATO-n: Nëse furnizojnë Ukrainën me raketa do kthehen në objektiva të ushtrisë tonë

NATO do të kthehet në një “objektiv konkret” për ushtrinë ruse nëse aleanca furnizon Ukrainën me raketat Patriot , ka paralajmëruar kreu i Këshillit të Sigurimit të Moskës.
Dmitry Medvedev, i cili ka shërbyer si president i vendit lëshoi ??deklaratën alarmante sot ndërsa liderët e NATO-s takohen në Rumani për të diskutuar fazën tjetër të mbështetjes për Kievin, ku mbrojtja e avancuar e raketave mbetet në krye të axhendës.
“Nëse NATO furnizon fanatikët e Kievit me raketat Patriot së bashku me personelin e tyre ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i Forcave tona të Armatosura,” tha ai.
Medvedev, i cili e bëri deklaratën përmes llogarisë së tij në Telegram, nuk e bëri të qartë nëse objektivat do të ishin sistemet Patriot, ekuipazhet e NATO-s, apo vetë NATO.
Menjëherë pasi u shfaq mesazhi i Medvedev, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se Kievit i duhen raketat Patriot për të mbrojtur infrastrukturën e tij kryesore.
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:11 / Polonia do të dërgojë dhe 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë
06:10 / Polonia do të dërgojë 60 tanke PT-91 Twardy në Ukrainë
06:05 / Darias: Kemi një situatë të qëndrueshme epidemiologji-ke
06:01 / Lajmi u njoftua nga ministrja spanjolle e Shëndetësisë
05:01 / Masat përfshijnë kufizime në teknologjitë kryesore
04:03 / Belgjikë, De Croo: Paketa përmban edhe ndihma humanitare