Home > BOTA

Rusia do të furnizojë Iranin me një sistem satelitor të avancuar

Rusia do të furnizojë Iranin me një sistem satelitor të

Rusia ka deklaruar që do të furnizojë Iranin me një sistem satelitor të avancuar, gjë që do t'i japë Teheranit aftësinë që të ndjekë objektivat e mundshëm ushtarak në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve rusë, Irani do të marrë satelitin Kanopus-V i përgatitur nga Rusia, i pajisur me një aparat fotografik të rezolucionit të lartë që do të rriste që do të rriste aftësinë e spiunimit të Iranit dhe do të lejonte atë të parashikonte sulme ajrore që përpiqen të sulmojnë naftën në Gjirin Persik. 

Edhe pse Kanopus-V është krijuar vetëm për përdorim civil, ushtarët dhe gjeneralët iranianë janë përfshirë shumë në blerjen e tij dhe përfaqsuesit e trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë bërë udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për të negociuar blerjen e satelitit. 

Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar akoma, por shitja e satelitit u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e quajtur atë një lëvizje destabilizuese në Lindjen e Mesme. Sipas ekspertëve amerikanë sateliti i teknologjisë së fundit do të furnizonte Iranin me teknologji të avancuar që mund të përdoret për të dëmtuar avionët amerikanë dhe izraelianë në Gjirin Persik.

News24 Livestream