Home > BOTA

Rusët bombardojnë një tjetër kolonë evakuimi, vriten 24 civilë në Ukrainë, mes tyre një grua shtatzënë dhe 13 fëmijë (VIDEO)

Rusët bombardojnë një tjetër kolonë evakuimi, vriten 24

Të paktën 24 civilë, përfshirë një grua shtatzënë dhe 13 fëmijë janë gjetur të vdekur në verilindje të Ukrainës, pranë Kupyansk. Lajmi tragjik u bë me dije nga guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov.

Ai theksoi se numri i viktimave nuk dihet i saktë dhe pritet që të rritet në vijim. Sakaq policia dhe ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes ku po zhvillojnë hetime të hollësishme.

Zyra e prokurorit vendas njoftoi se në vendngjarje u gjetën shtatë makina me civilë të cilët po evakuoheshin.

Flash News

News24 Livestream