Home > BOTA

“Rreth 175,000 trupa pritet të vendosen në kufi”, Washington Post: Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës

“Rreth 175,000 trupa pritet të vendosen në kufi”,

Rusia po planifikon të vendosë rreth  175,000 trupa dhe pothuajse gjysma e tyre janë vendosur tashmë përgjatë pikave të ndryshme pranë kufirit të Ukrainës.

“Moska po përgatitet për të nisur 100 batalione që përbëhen nga grupe të rregullta me një forcë të llogaritur prej 175, 000 njerëz, tanke, artileri dhe pajisje të tjera”, është shprehur për ‘Washington Post’ një zyrtar i lartë amerikan i cili nuk ka pranuar të identifikohet.

Ndërkohë zëdhënësi i Pentagonit, nënkoloneli Tony Semelroot është shprehur se mbështesin dialogun dhe se kërkojnë që të ulen tensionet në rajon duke kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainën Lindore.

Më herët presidenti amerikan Joe Biden rriti presionin ndaj Rusisë, ndërsa është shprehur se po përgatitet të gjitha mundësitë për të mbrojtur Ukrainën në rast të ndonjë pushtimi, pas grumbullimit të trupave rusë pranë kufirit.

Ndërkohë Rusia ka hedhur poshtë të raportimet e mediave amerikane për një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës, duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të përkeqësojë situatën.

Flash News

News24 Livestream