Home > BOTA

Rikthehet kriza pandemike në Indi/ Regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve ditore

Rikthehet kriza pandemike në Indi/ Regjistrohet numri më i lartë

India ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve të koronavirusit në një ditë. Lajmi erdhi pasi një nga shtetet e Indisë rishikoi numrin e të vdekurve të Ejnten.

Të Ejnten, India raportoi rreth 6,148 vdekje për shkak të COVID-19. Kjo shifër përfaqëson numrin më të lartë të vdekjeve ditore të koronavirusit në tërë botën. 

Shifra e lartë e vdekjeve u regjistrua në shtetin lindor të Bihar. Autoritetet rishikuan totalin e vdekjeve të koronavirusit duke llogaritur dhe njerëzit që nuk ishin regjistruar nëpër spitale. Shifra origjinale u rrit me më shumë se 5,444 njerëz duke treguar që shumica e vdekjeve në Indi nuk regjistrohen dhe numri i vdekjeve është më i lartë se sa tregohet nëpër statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me më shumë se 29 milionë infeksione dhe 360 mijë vdekje, India mbetet vendi i dytë më i dëmtuar në botë nga pandemia e COVID-19. Por është e qartë tashmë që shifrat janë shumë më të larta se sa mendohej. 

News24 Livestream