Home > BOTA

Rihanna nderohet nga republika më e re në botë, këngëtarja merr titullin ‘Heroinë kombëtare’

Rihanna nderohet nga republika më e re në botë,

Pas më shumë se 400 vitesh, ishulli i Barbadosit në Karaibe ka larguar Mbretëreshën britanike, Elizabeta II si drejtuesen e shtetit duke u bërë republika më e re në botë.

Në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin Bridgetown, Dama Sandra Mason u betua si presidentja e re, duke fshirë gjurmët koloniale gati 400 vjet pasi anijet e para angleze mbërritën në ishull.

72-vjeçarja, e cila ka qenë më herët dhe governatore e ishullit, u emërua presidente pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura muajin e kaluar.

“Me dijeni të plotë të asaj që jemi dhe që mund të arrijmë, ne tani e kthejmë harkun e anijes nga një Republikë e re. E bëjmë këtë që të prekim plotësisht sovranitetin tonë”, u shpreh Sandra Mason.

Princi i Uellsit dhe këngëtarja Rihanna, ishin të ftuarit e veçantë të eventit që përkoi me 55-vjetorin e pavarësisë së vendit. Në një fjalim Princi Charles pranoi mizoritë e tmerrshme të skllavërisë të cilave u ishte nënshtruar ishulli në Karaibe.

Kryeministrja e Barbados, Mia Mottley i tha turmës: “Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim të emëruarën për heroinë kombëtare të Barbados, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty”.

“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i jepni nder kombit tuaj me veprat tuaja, dhe të bëni merita kudo që të shkoni,” tha Mottley.

Robyn Rihanna Fenty e pranoi çmimin nën duartrokitje të shumta të turmës.

Flash News

News24 Livestream