Home > BOTA

Reja e “kurseu” për Inter, Asllani nga minuta e parë? Më në fund vijnë lajme pozitive për Inzaghi-n

Reja e “kurseu” për Inter, Asllani nga minuta e parë?

Në Itali, një ditë më parë zbuluan një detaj jo shumë të hijshëm, gjithnjë nëse është i vërtetë, ku sipas mediave, Asllani nuk u aktivizua në sfidën kundër Islandës me kërkesë të klubit të Inter, dëshirë që Reja ia plotësoi, gjithnjë sipas mediave italiane. Vetë Asllani nxitoi të shtonte se mos aktivizimi i tij me përfaqësuesen kuqezi ishte për shkak të zgjedhjeve taktike të Reja-s.

Asllani
Asllani

Përtej këtij diskutimi, fakt është që Asllani rikthehet më i freskët në dispozicion të Simone Inzaghi-t, një arsye më shumë pse trajneri ka vendosur ta aktivizojë nga minuta e parë. Edhe ky vendim nuk është 100% i sigurt, jo të paktën për mediat, pjesa më e madhe janë pak të ndara në këtë pikë, kjo për vetë faktin se Inzaghi ka arritur të rikuperojë në kohë Hakan Calhanoglu, ekziston edhe opsioni që mesfusha të formohet nga turku, Mkhitaryan dhe Barella.

Lukaku
Lukaku

Lajme të mira vijnë edhe për Lukakun, belgu është më mirë, por nuk ka asnjë shans të jetë në fushë për sfidën kundër Romës.

Flash News

News24 Livestream