Home > BOTA

Raporti i Amnesty International / Kina ka krijuar një "ferr" për ujgurët e Xinjiangut

Raporti i Amnesty International / Kina ka krijuar një "ferr"

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka thënë në raportin e saj të fundit që Kina po kryen krime kundër njerëzimit të Xinjiang, rajonin veri-perëndimor në të cilën ndodhet pakica myslimane e ujgurëve. 

Në një raport të botuar të Ejnten, Amnesty International bëri thirrje që Kombet e Bashkuara të hetonin çështjen duke thënë se Kina kishte nënshtruar ujgurët, kazakët dhe myslimanët e tjerë të vendit në arrest masiv, persekutim dhe torturë. 

Agnes Callamard, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, akuzoi autoritetet kineze për krijimin e një "zone distopiane në një shkallë marramendëse". Ajo gjithashtu akuzoi sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres për "dështim për të vepruar sipas mandatit të tij". Pasi Gueterres "nuk ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar edhe pse ishte pjesë e detyrës së tij" tha Callamard. 

Sipas raportit të Amnesty International Kina ka transformuar rajonin e Xinjiangut në një zonë rreziku që mund të krahasohet me kampet e përqendrimit të Gjermanisë Naziste. Kina është akuzuar nga shumë kombe perëndimore si Kanadaja, Amerika dhe Hollanda për gjenocid ndaj myslimanëve ujgurë por deri më tani Kombet e Bashkuara nuk kanë vepruar akoma kundër Pekinit. 

 

News24 Livestream