Home > BOTA

Putin shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës: Vendim i panegociueshëm (Mesazhi për Perëndimin)

Putin shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës: Vendim i

Vladimir Putin nënshkroi dekretet e aneksimit të katër rajoneve të pushtuara ukrainase në Rusi.  Lideri rus gjithashtu i bën thirrje Ukrainës që të negociojë.

Gjithashtu presidenti rus nuk i ka ndalur kritikat ndaj Perëndimit. “Perëndimi duhet të kuptojë se këto zona do të jenë tona përgjithmonë dhe populli ka vendosur përfundimisht”, ka shtuar ndër të tjera Putin.

Më tej theksoi se ky vendim është i panegociueshëm, duke shtuar se Rusia nuk ka aspirata për ringjalljen e BRSS.

“Qytetarët në rajonet e Ukrainës bënë zgjedhjet e tyre, ne nënshkruam aneksimin e tyre dhe shpresojmë që parlamenti ta pranojë. Përveç kësaj, e drejta për vetëvendosje parashikohet në Kartën e OKB-së. Këtu kanë luftuar stërgjyshërit tanë. Të gjithë ata që duan të kenë të drejtën për të jetuar janë viktima të veprimeve çnjerëzore të regjimit të Kievit. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën dhe do të rrisim sigurinë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë mbështetjen e plotë të Rusisë nënë. Ne kurrë nuk do t’i tradhtojmë ata, ata do të bëhen qytetarë rusë. Rusia nuk ka aspirata për ringjalljen e BRSS”, tha presidenti rus në fjalimin e tij.

Flash News

News24 Livestream