Home > BOTA

Pushtimi i Ukrainës, ish-kancelarja gjermane thirrje liderëve të BE-së: Putin nuk po luan ‘blofin’ me armët bërthamore, merrini seriozisht kërcënimet e presidentit rus

Pushtimi i Ukrainës, ish-kancelarja gjermane thirrje liderëve të

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i bën thirrje liderëve të BE-së që të marrin seriozisht kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin,.

Merkel paralajmëron se mund të ketë një përshkallëzim të situatës nga Vladimir Putin. Në veçanti ish-kancelarja Merkel i bën thirrje komunitetin ndërkombëtar që t’i marrë seriozisht fjalët e liderit rus, duke u fokusuar tek domosodshmëria për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës.


Merkel iu referua ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl si një politikan që zotëron inteligjencë politike, duke thënë: “Kohl do të bënte gjithçka sot për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, por në të njëjtën kohë ai do të kishte parasysh se si Marrëdhëniet me Rusinë mund të ringjallen në të ardhmen, jo nga lëvizjet e njëanshme të Gjermanisë, por gjithmonë në marrëveshje me të gjithë partnerët në BE dhe NATO”.

Flash News

News24 Livestream