Home > BOTA

Princi i Uellsit para një roli vendimtar, William dhe Kate priten me entuziazëm nga turmat e qytetarëve! Ja sfida e tyre pas marrjes së titujve të rinj

Princi i Uellsit para një roli vendimtar, William dhe Kate priten me

Pas përfundimit të zisë për shkak të ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II, një ndjenjë normaliteti ka nisur të rikthehet në monarki këtë fundjavë. Nga ana tjetër për princin dhe princeshën e Uellsit ka nisur një epokë e re pas marrjes së titujve të rinj.

William dhe Kate vizituan Uellsin për herë të parë pas vdekjes së Mbretëreshës që shënon edhe vizitën e tyre të parë me rolet e reja. Ata u pritën nga turma të mëdha që brohorisnin për ta në Anglesey, ku anëtarët e familjes mbretërore përshëndetën dashamirësit e tyre.

“Vizita është historike. Ne duhet të ishim këtu”, tha për mediat Rebecca Crompton, djali i së cilës i dhuroi Kate një buqetë me lule.

Me rolin e tyre të ri, William dhe Kate duhet të përcaktojnë kursin e tyre të ri si princ dhe princeshë e një kombi që është mbështetës i monarkisë dhe bashkimit por ruan një identitet të fortë të ndarë nga pjesa tjetër e Britanisë.

Suksesi i tyre në rol do të jetë i një rëndësie jetike për monarkinë, e cila është e etur për të mbajtur një bazë të fortë në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse çështja e pavarësisë rritet në Skoci dhe gjithnjë e më shumë edhe në Uells.

William dhe Kate do të fokusohen në thellimin e besimit dhe respektit të popullit të Uellsit me kalimin e kohës dhe do të kthehen sërish përpara Krishtlindjeve, shkruan CNN.

Flash News

News24 Livestream