Home > BOTA

Fëmija i Harry-t dhe Meghan Markle nuk do të mbajë kurrë titullin Princ, vendimi nga Pallati Mbretëror

Fëmija i Harry-t dhe Meghan Markle nuk do të mbajë kurrë

Sipas lajmeve të fundit të medias britanike, Princi Charles i tha Princit Harry dhe Meghan Markle se ai do të ndryshonte dokumentet ligjore në mënyrë që fëmija i tyre, Archie, nuk do të jetë në gjendje të fitojë titullin e "Princit".

Sipas mediave britanike, Princi Charles dëshiron të krijojë një monarki më të dobët pasi ai të bëhet mbret. Sipas medias Princi Charles e kupton që "publiku britanik nuk do një Monarki të madhe" dhe prandaj ai nuk do të lejojë që fëmija i Princit Harry dhe Meghan Markle të emërohet "Princ".

Sipas traditave të Mbretërisë së Bashkuar, nipat e sovranit kanë të drejtë të marrin titullin e "Princit", por shumë njerëz mendojnë se Charles do të ndryshojë rregullat e titujve pasi ai të bëhet mbret, në mënyrë që të krijojë një monarki që i përshtatet dëshirave të tij.

 

News24 Livestream