Home > BOTA

Presidentja e KE propozon paketën e re të sanksioneve nga Bashkimi Europian kundër Rusisë

Presidentja e KE propozon paketën e re të sanksioneve nga Bashkimi

Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka propozuar sanksione të reja kundër Rusisë, si masë shtesë për luftën në Ukrainë, duke përfshirë kufizime të mëtejshme tregtare, listime të zeza individuale dhe masa në lidhje me çmimet e naftës për vendet e treta.

Sanksionet e reja do t’i paraqiten 27 vendeve anëtare të bllokut për t’u njohur me sanksionet e reja dhe të arrijnë në një unanimitet për t’i zbatuar ato.

Gjithashtu presidentja e KE ka bërë të qartë se BE nuk i pranon referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi të Ukrainës

“Ne nuk pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukainë. Ne jemi të vendosur të bëjmë Kremlinin të paguajë çmimin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, ka thënë Von der Leyen.

Flash News

News24 Livestream