Home > BOTA

“Për Putinin ka rëndësi vetëm fuqia”, Merkel zbardh detaje mbi negociatat para nisjes së luftës në Ukrainë: Nuk kisha më forcë të vijoja përballë tij, sepse…

“Për Putinin ka rëndësi vetëm fuqia”, Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se kishte planifikuar të zhvillonte bisedime evropiane me Vladimir Putin vitin e kaluar, por në fund e kuptoi se nuk kishte forcë për të vazhduar bisedimet përballë tij.

Në një intervistë me revistën e lajmeve Der Spiegel, Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vitesh në pushtet, tha se ajo dhe presidenti francez Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin një format të pavarur bisedash me liderin rus brenda Këshillit Evropian në vitin 2021.

“Por unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin: unë do të largohesha në vjeshtë. Për Putinin, vetëm fuqia ka rëndësi”, tha ajo.

Flash News

News24 Livestream