Home > BOTA

Pas vizitës në Tajvan, Kina i vendos sanksione Pelosit dhe familjes së saj: Kërcënoi paqen dhe stabilitetin

Pas vizitës në Tajvan, Kina i vendos sanksione Pelosit dhe familjes

Vizita e Nancy Pelosit ka rritur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit. Mediat e huaja shkruajnë se Kina ka vendosur sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj. Ky vendim është marrë pas vizitës së saj në Tajvan. Njoftimi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.

 


“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së “insistoi të shkonte në Tajvan pa marrë parasysh shqetësimet serioze të Kinës dhe kundërshtimin e fortë, duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, duke dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në një shënim të lëshuar nga Ministria e Jashtme, në të cilën gjithashtu theksohet: Pelosi ka shkelur seriozisht parimin e Një Kinës dhe ka kërcënuar seriozisht paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit”.

Flash News

News24 Livestream