Home > BOTA

Paralajmërimi i ekspertes britanike: Pandemitë e tjera mund të jenë më vdekjeprurëse se COVID-19, qeveritë të marrin masa

Paralajmërimi i ekspertes britanike: Pandemitë e tjera mund të

Ekspertja e shëndetësisë dhe një nga krijueset e vaksinës AstraZeneca, Dame Sarah Gilbert, ka theksuar se pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se sa aktualja e COVID-19.

Sipas BBC, Gilbert ka nënvizuar se duhet të shtohen fondet për të krijuar gatishmëri në përballimin e një pandemie në të ardhmen. Ajo gjithashtu ka thënë se vaksinat aktuale mund të jenë më pak efektive ndaj variantit të ri të virusit, Omicron.

“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se tjetra mund të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse, ose më vdekjeprurëse, ose të dyja”, ka thënë Gilbert.

“Ne nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar, dhe më pas të zbulojmë se humbjet e mëdha ekonomi që kemi pasur do të bëjnë që të mos kemi fonde për gatishmëri ndaj pandemive”, shtoi ajo.

Flash News

News24 Livestream