Home > BOTA

OBSH: Covid-19 mund të ketë vrarë deri në 180 mijë punonjës shëndetësorë

OBSH: Covid-19 mund të ketë vrarë deri në 180 mijë

Covid ka prekur rëndë stafin e kujdesit shëndetësor dhe mund të ketë vrarë nga 80,000 deri në 180,000, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi për vaksinat”- tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe ai kritikoi padrejtësinë në shpërndarjen e vaksinave.

Vlerësohet se ka rreth 135 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

“Të dhënat nga 119 vende sugjerojnë se mesatarisht, dy në pesë punonjës të kujdesit shëndetësor globalisht janë plotësisht të vaksinuar,” tha Dr Tedros.

“Por sigurisht, kjo mesatare maskon dallime të mëdha midis rajoneve dhe grupimeve ekonomike.”

Më pak se një në 10 punonjës të kujdesit shëndetësor ishin të vaksinuar plotësisht në Afrikë, tha ai, krahasuar me tetë në 10 në vendet me të ardhura të larta. Ideja origjinale pas Covax, programi global i mbështetur nga OKB për shpërndarjen e vaksinave në mënyrë të drejtë, ishte që të gjitha vendet do të ishin në gjendje të blinin vaksina nga grupi i tij, duke përfshirë edhe ata të pasurit.

Por shumica e vendeve të G7 vendosën të përmbaheshin sapo filluan të bënin marrëveshjet e tyre një me një me kompanitë farmaceutike.

Flash News

News24 Livestream