Home > BOTA

“Nuk i shmangemi luftës!”- Tajvani i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” kërcënimeve kineze, ngre në qiell avionët luftarakë

“Nuk i shmangemi luftës!”- Tajvani i përgjigjet

Tajvani ngriti në qiell këtë të mërkurë avionët luftarakë si kundërpërgjigje dhe shenjë paralajmërimi për 27 aeroplanët kinezë që shkelën hapësirën ajrore tajvaneze, gjatë vizitës së Nancy pelosit në ishull.

Në përditësimin e fundit, ministria tha se 22 prej aeroplanëve kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, e cila ndan ishullin e vetëqeverisur nga Kina, raporton skynews.

Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territorin e vet, tha se dërgoi aeroplanë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet kineze në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore.

Misioni i fundit kinez përfshinte 17 aeroplanë luftëtarë kinezë Su-30 dhe 11 aeroplanë të tjerë, shtoi ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

Një burim i njohur me planifikimin e sigurisë së Tajvanit i tha reuters se 22 aeroplanët që kaluan vijën mesatare nuk fluturuan shumë larg në tampon jozyrtar nga pala kineze. Aeroplanët e asnjërës palë normalisht nuk e kalojnë vijën mesatare.

Lëvizja vjen pasi Tajvani tha se disa nga veprimet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit ishin brenda 12 miljeve detare nga bregu.

Gjeneralët e Taipeit i kanë sfiduar kërcënimet, duke thënë sot se ata nuk po kërkojnë një luftë me Kinën, por as “nuk do t’i shmangen nëse ajo do të ndodhë”.

Flash News

News24 Livestream