Home > BOTA

Njeriu që goditi presidentin francez Emanuel Macron dënohet me katër muaj burg

Njeriu që goditi presidentin francez Emanuel Macron dënohet me

Damien Tarel, njeriu që goditi presidentin francez Emanuel Macron ndërkohë që ai po përshëndeste mbështetësit e tij do të dënohet me katër muaj burg.

Një gjykatë franceze e dënoi Damien Tarel, 28 vjeç për goditjen e tij ndaj Presidentit francez Emanuel Macron me 18 muaj burgim, por më vonë seanca u shkurtua në vetëm katër muaj. Prokurorët e gjykatës e quajtën sulmin e tij "absolutisht të papranueshëm" dhe "një akt dhune të qëllimshëm". 

Tarel u përgjigj duke thënë -"Unë mendoj se Macron shpreh shkatërrimin e vendit tonë". Ai shtoi se ai kishte menduar ta godiste Macronin me vezë ose krem dhe që shuplaka ndaj tij ishte e paplanifikuar. Tarner shtoi se Presidenti Emanuel Macron ishte një "frikacak" që fshihej prapa "truprojave të tij".

Presidenti francez Emanuel Macron e quajti sulmin një "incident të izoluar" dhe tha se ai do të vazhdonte takimet me mbështetësit e tij pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e tij personale.

News24 Livestream