Home > BOTA

“Ndonjëherë dua të kemi të njëjtën ngjyrë lëkure”- Aktorja tregon si është të jesh nënë e dy fëmijëve me ngjyrë: Ja pse s’dua të martohem sërish

“Ndonjëherë dua të kemi të njëjtën

Aktorja Sandra Bullock ka folur hapur për mëmësinë dhe dëshirën e saj për të pasur të njëjtën ngjyrë lëkure me fëmijët e birësuar.

57 vjeçarja, e cili adoptoi djalin e saj Louis, në vitin 2010 kur ai ishte tre muajsh, dhe më vonë, vajza e saj Laila, nëntë vjeçe, në 2015, foli gjatë një interviste në “Red Table Talk”.

Aktorja Bullock foli për prindërimin e dy fëmijëve me ngjyrë, teksa u shpreh: “Ndonjëherë dëshiron që unë dhe ata, të kemi të njëjtën ngjyrë lëkure. Dua që ngjyra jonë e lëkurës te jetë e ngjashme dhe ndonjëherë e bëj. Sepse do jetë më e lehtë për njerëzit të na afrojnë.”

Sandra Bullock gjithashtu u shpreh se është sërish gati të gjejë dashurinë pas divorcit nga ish-bashkëshorti Jesse James.

Teksa iu adresua të dashurit të saj, Bryan Randall, me të cilin u lidh në vitin 2015, ajo tregoi se ai është dashuria e jetës së saj dhe argumentoi përse nuk dëshiron të martohet sërish: “Është dashuria e jetës sime.  Jam një njeri që e kalova procesin e divorcit. Kemi tre fëmijë të bukur, (dy fëmijët e adoptuar të Bullock dhe vajza e Randall). Kjo është gjëja më e mirë ndonjëherë. Nuk kam nevojë për një letër për të qenë partnere dhe nënë e përkushtuar.

Gjatë një interviste për People, në fillim të muajit, ajo u shpreh: “I dua fëmijët e mi, ashtu si janë. Çdo ditë i shoh si rritem. Jam një nga ata njerëzit me fat që është e rrethuar nga fëmijët e vet, dhe ka mundësinë për t’i parë se si rriten. T’i shikoj ata teksa rriten, është krenari e madhe për mua”.

Flash News

News24 Livestream