Home > BOTA

“Miq të tillë vlejnë më shumë se tanket”/ Boris Jonson vizitë të papritur në Ukrainë: Momenti për të dyfishuar ndihmat. Putini…

“Miq të tillë vlejnë më shumë se tanket”/

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka surprizuar me vizitën e tij në Ukrainë. Pa asnjë paralajmërim apo njoftim, Johnson është kthyer sërish në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Johnson është takuar edhe me presidentin Volodymir Zelensky, ndërsa është ndalur në disa qytete si Borodianka, Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit ku ka ndjekur nga afër situatën.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për mbështetjen e tij ndaj vendin, ndërsa në një reagim në Twitter shkruan: “Miq të tillë vlejnë më shumë se një skuadron tankesh,”, duke dhënë në këtë mënyrë edhe një mesazh indirekte për shtetet që pavarësisht thirrje për ndihmë kanë hezituar të dërgojnë tanke në Ukrainë.

“Ky është momenti për të dyfishuar ndihmat dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar luftën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, tha nga ana e tij Johnson.

Flash News

News24 Livestream