Ministri i Jashtëm ukrainas u kërkon kompanive gjermane të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba të enjten u bëri thirrje kompanive gjermane që të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë.
Kuleba shkroi në Twitter , “Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë mizori të tmerrshme në Ukrainë, të ardhurat e kompanive të huaja që ende bëjnë biznes në Rusi janë njollosur me gjakun ukrainas. Unë u bëj thirrje bizneseve gjermane të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë. Ky do të jetë një kontribut i sinqertë për paqen në Europë.”
Më herët të enjten, Kuleba u tha gazetarëve në Berlin se Ukraina ka parë dinamikën pozitive dhe vlerësoi reagimin e Gjermanisë ndaj luftës me Rusinë. “Ne shohim një pozicion në zhvillim të Gjermanisë për çështjet më të rëndësishme, ky pozicion po ecën në drejtimin e duhur,” tha Kuleba.
Artikuj të tjerë:
Flash News
22:31 / Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD-së me 41,820 vota
22:31 / Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD me 41,820 vota
22:31 / Zgjedhjet për kreun, Berisha fitues me mbi 93% të votave
22:31 / Sali Berisha mbërrin në selinë e Partisë Demokratike
22:31 / Sali Berisha komunikim me mediat në selinë e PD-së
22:31 / Zgjedhjet për kreun, Berisha fitues me mbi 93 % të votave