Home > BOTA

"Çmenduria": Jeff Bezos iu dhuron nga 100 milionë $ analistit të CNN dhe shefit të kuzhinës

"Çmenduria": Jeff Bezos iu dhuron nga 100 milionë $

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon (AMZN) dhe njeriu më i pasur në botë, tha se ai kishte në plan të jepte 100 milion dollarë  për kontribuesin e CNN Van Jones dhe shefin e kuzhinës José Andrés.Ai tha se Jones dhe Andres ishin të lirë të bënin "çfarë të duan" me paratë.Ata mund t'i japin të gjitha paratë për bamirësi ose mund të ndajnë pasurinë, varet nga ata, shprehu Bezos në një konferencë shtypi pas udhëtimit të tij në hapësirë.

Paratë, tha Bezos, ishin të lidhura me një nismë filantropike  që ai donte të shpallte i quajtur:Çmimi Guxim dhe Qytetari.Çmimi synon të nderojë ata që kanë "demonstruar guxim" dhe u përpoqën të ishin një bashkues në një botë përçarëse, shtoi Bezos.

Ne kemi nevojë për bashkues ,tha Bezos,kemi nevojë për njerëz që argumentojnë shumë dhe veprojnë fort për atë që besojnë.Ata e bëjnë këtë gjithmonë me civilizim,fatkeqësisht, ne jetojmë në një botë ku kjo nuk ndodh shpesh.

Jones, duke pranuar çmimin, tha se "ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet". Andrés, i cili është përpjekjekur për të ushqyer ata që kanë nevojë në të gjithë botën, tha se vetë çmimi nuk mund ta ushqejë botën më vete.
 
Bezos më parë është kritikuar se nuk ka kontribuar më shumë në filantropi, por ka dhuruar miliarda dollarë në vitet e fundit për kauza përfshirë ndryshimin e klimës dhe bankat e ushqimit.

Kritikët kanë thënë se njerëzit më të pasur në botë duhet të punojnë për të përmirësuar kushtet për njerëzit këtu në Tokë, në vend që të fluturojnë në hapësirë. Bezos dhe mbështetësit e programeve hapësinore kanë kundërshtuar duke thënë se të dyja  janë të mundura.
 
Ju e dini, ne kemi shumë probleme këtu  në Tokë dhe duhet të punojmë për ato, por ne gjithmonë duhet të shikojmë drejt së ardhmes,duhet t'i bëjmë të dyja,përfundon ai në një intervistë për CNN të hënën.

News24 Livestream