Home > BOTA

Lufta në Ukrianë: Si Kievi po mbron trashëgiminë kulturore përmes teknologjisë

Lufta në Ukrianë: Si Kievi po mbron trashëgiminë kulturore

Vullnetarët po ruajnë të sigurt trashëgiminë kulturore të Ukrainës duke skanuar ndërtesa dhe monumente të rëndësishme. Imazhet janë shndërruar në modele digjitale tre-dimensionale të cilat ruhen në aplikacionin Cloud, të sigurta nga bombat ruse.

Ndërtesa të shkatërruara nga bombat ruse që nuk mund të dallohen më se çfarë kanë qënë më parë.

UNESCO-ja thotë se të paktën 70 objekte fetare, 13 muze, 33 ndërtesa historike dhe 17 monumente janë dëmtuar që nga agresioni rus në shkurt.

Statujat e çmuara janë zhvendosur nga një muze i dëmtuar nga punëtorë të dedikuar për të mbrojtur trashëgiminë ukrainase.

Tani, një projekt i ri dixhital po ofron një mënyrë tjetër për t’i mbajtur këto vende të sigurta.

“Backup Ukraine” mbështetet te vullnetarët në Ukrainë që dokumentojnë vende të rëndësishme.

“Mënyra më e shpejtë për të fshirë identitetin kombëtar të një populli është duke shkatërruar trashëgiminë kulturore. Kështu, kur pamë se kjo po ndodhte, e kuptuam se duhej të bënim diçka dhe duhej ta bënim shpejt,” shpjegon Tao Thomsen, një nga themeluesit e projektit.

Projekti i lejon ukrainasit e thjeshtë të bëhen arkivistë digjitalë vullnetarë, duke kapur ndërtesa, monumente dhe shumë objekte të tjera si modele të plota 3D duke përdorur vetëm celularët e tyre.

Kjo mundësohet nga një aplikacion celular me skanim 3D që përdor fotogrametrinë, ose teknologjinë LiDAR, për të krijuar një model të detajuar tredimensional.

I gjithë përpunimi kryhet në Cloud dhe çdo skanim i etiketuar në një vendndodhje ruhet automatikisht në një bazë të dhënash.

Zoti Thomsen thotë se nevojiten vetëm 100 imazhe për të krijuar një skanim të detajuar 3D, por ata rekomandojnë marrjen e plot 250 imazheve për të arritur cilësinë më të mirë.

“Njerëzit e zakonshëm që përdorin vetëm telefonat e tyre mund të bëjnë modele vërtet të sakta 3D në një nivel që zakonisht rezervohej për profesionistët me pajisje miliona dollarëshe,” shpjegon zoti Thomsen.

“Ajo fuqi është tani në xhepin e çdo ukrainasi”, shton ai.

Projekti, i cili nisi në prill, mbështetet nga komiteti kombëtar i UNESCO-s i Danimarkës dhe Blue Shield, një organizatë ndërkombëtare që synon të mbrojë trashëgiminë kulturore nga kërcënimet si konfliktet e armatosura apo fatkeqësitë natyrore.

Soeren la Cour Jensen, kryetar i degës daneze të kompanisë Blue Shield, thotë se teknologjia ka ndryshuar gjithçka.

“Ne po i drejtohemi tani të gjithëve, potencialisht të gjithë njerëzve që kanë një telefon cellular. Ata mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore, jo vetëm monumenteve të mëdha dhe atyre që janë në muze, por edhe objekteve që ju duket se është trashëgimi e rëndësishme kulturore”.

Kjo ka ndihmuar 33-vjeçarin, Maksim Kamynin, banor i Kievit, të ruajë në mënyrë digjitale trashëgiminë që është e rëndësishme për të.

Arkitekti dhe stilisti i trajnuar e kupton mire rëndësinë e mbrojtjes së kulturës së vendit për brezat e ardhshëm.

Që nga fillimi i luftës, jeta e tij ndryshoi në mënyrë dramatike.

Me pak punë që ofrohet, ai viziton qytete të tëra për të shpërndarë ndihma humanitare.

Ndërsa është atje, ai kap me kameran e telefonit ndërtesat dhe monumentet.

Deri tani ai ka kontribuar në mbi 100 skanime.

“Ndërtesat historike, monumentet dhe skulpturat shkatërrohen, librat digjen. Kishat, të cilat janë më shumë se 1000 vjeçare, po shkatërrohen gjithashtu. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur dhe përcjellë trashëgiminë tonë tek brezat e ardhshëm.”

Kontribuesve u kërkohet të qëndrojnë të sigurt në çdo kohë, të respektojnë shtetrrethimin dhe të mos bëjnë skanime në zonat e konfliktit.

Aplikacioni ka regjistruar mbi 6000 shkarkime. Thomsen thotë se kanë midis 30 dhe 50 përdorues kryesorë aktivë, të cilët rregullisht kontribuojnë fotografi.

“Ata që aktualisht po përdorin këtë aplikacion për të dokumentuar dhe regjistruar trashëgiminë kulturore, mendoj se e shohim se ky projekt është shumë i rëndësishme për ta.” thotë Jensen e Blue Shield.

Projekti ka precedent. Pasi Notre Dame në Francës u shkatërrua nga zjarri në prill 2019, disa nga skanimet më të detajuara 3D të katedrales u krijuan për një lojë video.

Dhe ndërsa zoti Thomsen thotë se shpreson që skanimet 3D “nuk do të nevojiten kurrë”, mendohet se modelet digjitale një ditë mund të ndihmojnë në rindërtimin, hedhjen e modeleve të reja ose thjesht si një formë dokumentacioni./VOA

Flash News

News24 Livestream