Home > BOTA

Lavrov akuzon Ukrainën dhe Perëndimin, më pas braktis takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lavrov akuzon Ukrainën dhe Perëndimin, më pas braktis takimin e

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, e ka braktisur takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë për “mosndëshkim” në Donbas.

“Ukraina dhe aleatët e saj po përpiqeshin të ‘na impononin një narrativë krejtësisht të ndryshme rreth agresionit rus’, argumentoi Lavrov, raporton The Guardian.

Lavrov ka mbërritur gati një orë e gjysmë me vonesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u largua sapo mbaroi së foluri.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly foli në mbledhjen e këshillit pas fjalimit të Lavrov, ku tha se Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Ukrainën në të gjithë rrugën dhe për aq kohë sa duhet.

Më tej ai shtoi se Rusia është përpjekur t’i “fajësonte ata që vendosin sanksione” dhe se “çdo ditë, pasojat shkatërruese të pushtimit rus po bëhen më të qarta”.

Flash News

News24 Livestream