Home > BOTA

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu ftesë zyrtare Albin Kurtit: Të pres në inagurimin e ambasadës në Jerusalem

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu ftesë zyrtare Albin Kurtit: Të pres

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij drejtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Në këtë letër urimi, Netanyahu ka theksuar se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

Kujtojmë se njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime.

Foto Per Tekst 417x600
News24 Livestream