Home > BOTA

Kriza e imigrantëve në kufirin amerikan/ niveli më i lartë në 20 vitet e fundit

Kriza e imigrantëve në kufirin amerikan/ niveli më i lartë

Numri i imigrantëve në kufirin meksikano-amerikan ka arritur nivelin më të lartë të 20 vitëve të fundit, duke shënuar një rekord për qeverinë amerikane. 

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare thanë që kapën rreth 180 mijë imigrantë të paligjshëm gjatë muajit maj. Një rritje e konsiderueshme krahasuar me muajin mars dhe prill. Sipas statistikave numri i imigrantëve është është rritur me 32% krahasuar me vitin e parë të administratës së Donald Trump. 

Administrata e Joe Biden dhe zëvëndës presidentes së tij Kamala Harris janë kritikuar nga mediat dhe shtetet jugore të SH.B.A-së për politikën e tyre të "butë". Pasi administrata anulloi ligjet e ish-presidentit Donald Trump të cilat ishin krijuar për të ulur numrin e imigrantëve të paligjshëm që  kalonin kufirin meksikano-amerikan, duke shkaktuar një krizë imigrantësh që po shkakton probleme të shumta për shtetet jugore të Sh.B.A.

 

News24 Livestream