Home > BOTA

Kina miraton ligjin e ri për të "kundërshtuar" sanksionet amerikane

Kina miraton ligjin e ri për të "kundërshtuar"

Kina deklaroi miratimin e ligjit të ri për të "mbrojtur" ekonominë e saj nga sanksionet amerikane dhe europiane. 

Ligji i ri synon mbrojtjen e ekonomisë kineze ndaj sanksioneve teknologjike dhe tregtare në mënyrë që Kina të vazhdojë të jetë një nga vendet më të zhvilluara të botës. 

Edhe pse detajet e ligjit nuk janë deklaruar akoma, ekspertët ligjorë dhe ekonomikë kinezë thojnë që ligji i ri do të lejojë Kinën të marri "masa hakmarrese" ndaj shteteve që vendosin sanksione kundër saj. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një seri sanksionesh ndaj diplomatëve kinez për të shprehur "shqetësimin e tyre" ndaj mënyrës se si Kina po trajton pakicën myslimane ujgure në Xinjiang dhe aktivistët pro-demokratikë në Hong Kong.

Edhe pse shumica e sanksioneve nuk ishin ekonomike Kina ka vendosur që të përgatitet për një "sulm të ardhshëm" për të mbrojtur ekonominë e saj, e cila konsiderohet më e fuqishmja në botë. Sipas ekspertëve kinezë, ligji i ri është vendimi më i mirë që shteti i tyre mund të merrte kundër "armiqëve perëndimorë". 

News24 Livestream