Home > BOTA

Italia do të fillojë lëshimin dhe pranimin e pasaportave të COVID-19 më 15 qershor

Italia do të fillojë lëshimin dhe pranimin e pasaportave të

Italia do të fillojë pranimin dhe lëshimin e  pasaportave të COVID-19 sipas rregullave të Bashkimit Europian, përmes të cilave blloku synon të rifillojë udhëtimet përmes shteteve anëtare të BE-së. 

Pasaporta e vaksinimit e COVID-19 e BE-së do të shërbejë si dëshmi për vërtetimin e vaksinimit të udhëtarit ose vërtetimi që udhëtari ka marrë të paktën një test negativ në 48 orët e fundit. 

Duke filluar që nga 15 qershori, të gjithë mbajtësit e pasaportës do të lejohen të vizitojnë Italinë, të marrin pjesë në dasma, koncerte ose klube nate. Për më tepër, duke u nisur nga data 1 korrik çertifikata do të pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Europian duke liruar udhëtarët nga karantina që duhet kryer pas hyrjes në një shtet ose prova të mëtejshme pas mbërritjes. 

"Leja e gjelbër" mund të paraqitet në një format dixhital, në një smartphone ose të printohet në letër pasi ajo përmban një kod verifikimi unik, të cilin zyrtarët e kufirit mund ta përdorin për të verifikuar identifikimin e mbajtësit. 

News24 Livestream