Hungari, Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme antiCOVID-19

Parlamenti hungarez ka miratuar një zgjatje tjetër 90-ditore të gjendjes së jashtëzakonshme aktuale kundër pandemisë, duke e lejuar qeverinë të vendosë masa për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Në një votim sot në mbrëmje, 133 parlamentarë nga qeveria e djathtë nacionaliste votuan pro, ndërsa 55 votuan kundër.
Kjo është hera e dytë që qeveria e kryeministrit Viktor Orban merr miratimin për një zgjatje, pas një gjendje urgjence të parë të vendosur për vetëm 15 ditë në fillim të nëntorit.
Gjendja e jashtëzakonshme lejon qeverinë të mbyllë restorantet dhe institucionet kulturore, si edhe të vendosë një shtetrrethim nate midis orës 20:00 dhe 05:00, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e virusit.
Situata është përkeqësuar në Hungari kohët e fundit.
Autoritetet raportuan 2 623 infeksione të reja në 24 orët e fundit, gati dyfishi i numrit të një javë më parë.//ATSH
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
06:00 / Zelandë e Re, rikthehen kufizimet pas rasteve të reja me COVID-19
02:02 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak
02:01 / Uashingtoni tha se kreu sulme ajrore ndaj milicive në Siri
02:00 / Irani:Sulmet e SHBA në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon
22:48 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
22:47 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
22:46 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
22:45 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
22:27 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak
22:26 / Uashingtoni tha se kreu sulme ajrore ndaj milicive në Siri
22:25 / Irani:Sulmet e SHBA në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon
22:18 / Nigeri, në të njëjtën kohë është sulmuar dhe një kamp ushtarak
22:17 / Nigeri, është rrëmbimi i dytë në një shkollë në më pak se 10 ditë
22:16 / Nigeri, të armatosurit rrëmbyen 317 vajza nga shkolla
22:15 / Nigeri, sulm me armë në një shkollë nga një grup i armatosur