Home > BOTA

Haiti varros Presidentin e vrarë Jovenel Moise ndërsa kaosi mbulon tërë shtetin

Haiti varros Presidentin e vrarë Jovenel Moise ndërsa kaosi mbulon

Populli i Haitit ka varrosur Presidentin e tyre i cili u vra nga mercenarë Kolumbianë në shtëpinë e tij në kryeqytetin e vendit, gjë që shkaktoi trazra dhe protesta të dhunshme në vend pasi qeveria dështoi që të riorganizohej dhe të rivendoste rregullin në vend.

Funerali i Presidentit Jovenel Moise, u mbajt të Premten në vendlindjen e tij të Cap-Haitien, ndërsa vendi vazhdon të vuajë nga trazirat dhe protestat politike, 2 javë pas vrasjes së tij.

Gjatë ceremonisë, qindra protestues u përleshën me policinë haitiane jashtë rezidencës private të ish-Presidentit, gjë që detyroi përdorimin e plumbave prej gome dhe gazit lotësjellës. 

Shtete të huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikë u nxituan për të dërguan ndihmë politike dhe ushtarake në vend në një përpjekje për të ndihmuar qeverinë e vendit që të rivendosi rregullin nëpër rrugë. 

I dërguar special amerikan në vend, Daniel Foote ishte i pranishëm gjatë ngjarjes dhe deklaroi që "Populli i Haitit meritonte demokraci, stabilitet dhe liri dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmonin në qetësimin e situatës në vend." Ai shtoi që protestuesit duhet të vazhdonin protestat e tyre në mënyrë paqësore dhe që dhuna dhe sulmet e tyre ishin një "gabim i madh". 

News24 Livestream