Home > BOTA

Gjykata ruse e shpall ekstremiste organizatën politike të Alexei Navalny-t

Gjykata ruse e shpall ekstremiste organizatën politike të Alexei

Gjykata e lartë e Moskës ka deklaruar se të gjtiha organizatat politike që kanë lidhje miqësore, ekonomike apo diplomatike me organizatën e kritikut të burgosur Alex Navalny do të konsiderohen si organizata "ekstremiste". 

Aktivistët do të rrezikojnë dënimin me burg nëse vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe kushdo që mbështet publikisht kritikun e burgosur Alex Navalny nuk do të lejohet të kandidojë për zyra publike. 

Alex Navalny deklaroi në mediat sociale ruse se ai "nuk do të dorëzohej". Por ai shkruajti që mbështetësit e tij do të duhet të ndryshojnë "strategjinë" tyre. 

Zgjedhjet parlamentare ruse do të zhvillohen në shtator dhe sondazhet e fundit tregojnë që partia në pushtet po humbet mbështetjen e popullit rus. Disa nga mbështetësit e Alex Navalny kishin planifikuar të merrnin pjesë në zgjedhje por sipas ligjeve të reja do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen. 

News24 Livestream