Home > BOTA

Gjermani/ Merkel paralajmëron: Nuk kemi fituar akoma luftën kundër COVID-19

Gjermani/ Merkel paralajmëron: Nuk kemi fituar akoma luftën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar që rënia e vazhdueshme e numrave ditorë të infektimeve të koronavirusit në Gjermani dhe vendet e tjera të Europës nuk do të thotë që "lufta kundër armikut të padukshëm ka mbaruar". 

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të Ejnten se kufizimet e koronavirusit në Gjermani gjatë Pashkëve kishin çuar në një rënie "jashtëzakonisht të këndshme" të rasteve të infektimeve nga COVID-19, por vazhdoi të kërkonte "kujdes të vazhdueshëm" nga populli gjerman duke paralajmëruar që virusi nuk ishte "zhdukur".

Shumica e shteteve federale gjermane kanë filluar rihapjen e bareve dhe restoranteve por sidoqoftë ngjarjet më të mëdha si grupimet shoqërore akoma duhet t'i përmbahen disa kufizimeve. Merkel tha se rreziqet janë akoma të mëdha për shkak të variantit Delta, varianti i cili u shfaq për herë të parë në Indi dhe tashmë po fillon të përhapet në Britani. 

Merkel shtoi që gjëja më e rëndësishme është vazhdimi i planit të vaksinimeve nëpër të gjitha shtetet federale gjermane duke i kërkuar popullit gjerman të tregojë kujdes ndaj mbledhjeve të shpeshta dhe të vazhdojnë të mbajnë maskat edhe pas marrjes së vaksinës. 

News24 Livestream